Pikat kryesore
- 2.2 miliardë euro janë transferuar në sistemin europian të pagesave vetëm në periudhën tetor –dhjetor.
- Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në total janë realizuar 166 mijë transferta.
- Vlera e transaksioneve të nisura nga Shqipëria rezulton se është më e madhe dhe ka një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh ndërsa në numër rezultojnë pothuajse të njëjta si në hyrje dhe në dalje.
2.2 miliardë euro janë transferuar në sistemin europian të pagesave vetëm në periudhën tetor –dhjetor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në total janë realizuar 166 mijë transferta. Vlera e transaksioneve të nisura nga Shqipëria rezulton se është më e madhe dhe ka një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh ndërsa në numër rezultojnë pothuajse të njëjta si në hyrje dhe në dalje. në Shqipëri kanë mbërritur afërsisht 82 mijë transferta me një vlerë prej rreth 750 milionë euro. Transaksionet në nisje janë iniciuar kryesisht online, në 66% të rasteve. Një element nxitës për kryerjen e transfertave online është politika e re tarifore, e cila parashikon që, për transaksionet e kryera online, komisionet janë dy herë më të ulëta sesa ato që aplikohen për transaksionet e iniciuara në sportel. Kjo politikë diferencuese synon të inkurajojë qytetarët dhe bizneset të kalojnë drejt përdorimit të kanaleve digjitale më të shpejta dhe më ekonomike. Përdorimi i skemës SEPA ka sjellë jo vetëm një reduktim të kostove të klientëve në dërgimin dhe marrjen e pagesave, por edhe një reduktim të kohës së dërgimit, dhe të marrjes/vënies në dispozicion të fondeve për klientët fundorë. Pjesëmarrja në SEPA ofron pagesa ndërkufitare në Euro, me të njëjtat kosto si ato brenda vendit ndërsa kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët. Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave në sistemin europian të pagesave , mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vitet në vijim. Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA iu ofron bizneseve shqiptare qasje në tregun evropian prej 450 milionë banorësh, duke iu ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Valutat prekin fundin/ BSH: Një euro këmbehet me 95 lekë Shtrenjtohen banesat/ Shehu: Rritja e çmimeve më e lehtë se një vit më parë Euro “prek” fundin/ Monedha europiane në pikiatë, arrin kursin 95 Lekë