Pikat kryesore
- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke e qujtur si “Flamur Çupëlina” që sillet si “bulldog i Sali kolltukut”.
- Në një postim në Facebook, Salianji i ka kujtuar Nokës vizitën në Burgun e Fierit, ku sipas tij, ishte i trembur dhe kërkonte shoqërues.
- Ndërsa, më tej, bën një deklaratë të fortë për Nokën, teksa shkruan se e kanë veshur me fustan.
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka hedhur akuza të forta ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke e qujtur si “Flamur Çupëlina” që sillet si “bulldog i Sali kolltukut”. Në një postim në Facebook, Salianji i ka kujtuar Nokës vizitën në Burgun e Fierit, ku sipas tij, ishte i trembur dhe kërkonte shoqërues. Ndërsa, më tej, bën një deklaratë të fortë për Nokën, teksa shkruan se e kanë veshur me fustan. Po ashtu, ai thekson se problemi më i madh i PD-së është kthimi në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi dhe ngrihet grotesku në piedestal. “Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin”, thekson ai. Ndërsa gjithashtu ish-deputeti nënvizon në postimin e tij, se “Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron”. Postimi i plotë i Salianjit: Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë. Mul Çupëlina, unë nuk pyes as per regjimin dhe as ha jashteqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun. Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues! Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut. Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin. Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron. Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo ështe drama e PD dhe shoqerise, e per kete do vazhdoj te luftoj!