Selmanaj takohet me Eqrem Kryeziun: Njeri që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të vendit tonë

Selmanaj takohet me Eqrem Kryeziun: Njeri që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të vendit tonë Kandidati i LDK’së për komunën e Prizrenit, Driton Selmanaj, para dy ditësh është takuar me Eqrem Kryeziun, ish kryetarin e Prizrenit. Selmanaj ka thënë se Kryeziu ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të Kosovës. “Gjithmonë një emocion i veçantë me taku dhe me bashkëbisedu me njeriun që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të vendit tonë. Kryetari Eqrem Kryeziu, gjatë udhëheqjes së Prizrenit në vitet 2000–2007, jo vetëm që ngriti standarde të larta të mirëqeverisjes, por kulturën politike që na ofroj, mbeti e paarritshme për ata që e udhëhoqën Prizrenin pas tij.” Ai ka thënë se Kryeziu ende ruan “të njëjtin idealizëm për parimet, integritetin dhe lirinë e mendimit dhe veprimit që duhet ta kemi në politikë”. Selmanaj takohet me Eqrem Kryeziun: Njeri që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të vendit tonë Hamiti: Me votat që i mori, Albin Kurti ia doli ta bllokojë funksionimin kushtetues të institucioneve Vrasja e ish-gardianit shqiptar në Itali, hetimet marrin një tjetër kthesë Haziri për zhvillimet e fundit në Kuvend: Me rëndësi që agjenda e fshehur po ecën Imri Ahmeti për kafe në Vrellë të Goleshit: Dëgjuam kërkesat e banorëve për projekte të reja infrastrukturore

Lini një Përgjigje