Një intervistë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena” ka rikthyer në vëmendje raportet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, duke shkaktuar edhe një përplasje të re virtuale. E ftuar në rubrikën “Kaq”, të drejtuar nga Brikena, ishte Greta Kazazi, e cila u përball me një pyetje rreth komenteve të bëra gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Brikena i kujtoi asaj disa video ku Greta, Selin, Gimbo dhe Shëndriti shfaqeshin duke folur për të, ndërsa e pyeti nëse mendimi i tyre kishte ndryshuar pas përfundimit të eksperiencës televizive. Greta zgjodhi të mos rikthente debatet e së kaluarës, duke dhënë një përgjigje të qetë. Ajo theksoi se tashmë secili është përqendruar te angazhimet personale dhe se, pavarësisht përplasjeve gjatë lojës, mes ish-banorëve duhet të mbetet respekti. “Gjithmonë mbetet shija e mirë dhe respekti për njëri-tjetrin. Loja ka përfunduar”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’u japë më rëndësi situatave të krijuara brenda shtëpisë.
Selin shpërthen pas intervistës së Gretës, thumbi i fortë që duket se i drejtohet Brikenës