Sekretet e kërpudhave në pyjet e Mirditës, agroturizmi në Rrëshen ture për turistët Në Perlat të Rrëshenit ndodhet agroturizëm “n’Kanu”, model i biznesit që ndërthur natyrën, bujqësinë dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale, pamje nga kjo pikë agroturistike, që frekuentohet në çdo stinë të vitit nga vizitorë të shumtë.
“Agroturizmi ‘n’Kanu’, i vendosur në zemër të pyjeve të fshatit Perlat, është një shembull i ndërthurjes së pasionit për bujqësinë me natyrën, historinë dhe mikpritjen tradicionale, duke ofruar një oaz qetësie dhe autenciteti,” u shpreh ministrja Denaj.
Në tryezën e këtij agroturizmi gjenden produkte cilësore “made in Albania”, të kultivuara në tokat e familjes dhe të mbështetura nga bashkëpunimi i ngushtë me fermerët e zonës.
Pjata e veçantë janë kërpudhat, të cilat pasqyrojnë pasionin dhe specialitetin e Ermalit, i cili u ofron vizitorëve edhe ture të dedikuara, në pyjet e Mirditës, duke zbuluar sekretet e kërpudhave dhe pasuritë natyrore të rajonit.
Ministrja Denaj theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për sektorin e agroturizmit.
“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.
Për zonat malore, mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve”, tha Denaj.
Rama: Gjirokastra ka mirëpritur 500 mijë vizitorë deri në korrik Sekretet e kërpudhave në pyjet e Mirditës, agroturizmi në Rrëshen ture për turistët EMRI/ Durrës, 18-vjeçarja italiane përdhunohet te shezlongët, arrestohet 26-vjeçari Vlorë/ Aksident i dyfishtë në Dukat-Fushë, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë!
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta Të shtënat në Kukës, sherri mes dy të rinjve për një vend parkimi