Në Gjykatën Themelore po vijon shqyrtimi i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, ku sot dëshmoi eksperti i neuropsikiatrisë, Bujar Obertinca. Ai prezantoi ekspertizën psikiatrike për të akuzuarin Granit Plava, duke theksuar se “gëzon shëndet të plotë mendor dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik”. Gjatë seancës, avokati i Granit Plavës, Skënder Gojani, ngriti një pyetje të pazakontë, duke kërkuar të dinte nëse konsumimi i shumtë i kafesë ditën e ngjarjes mund të kishte ndikuar në sjelljen e tij. Eksperti Obertinca u përgjigj se kafeja, si stimulues, mund të japë energji shtesë, por nuk ndikon në aftësinë kognitive të personit në lidhje me kryerjen e veprës. Seanca pritet të vijojë me dëshmi të tjera në ditët në vijim.
Seanca: për vrasjen e Liridonës, avokati çudit sallën: Ka…