Seanca e parlamentit/ Në axhendë, ligji për portet turistike dhe interpelancë me…

Seanca e parlamentit/ Në axhendë, ligji për portet turistike dhe interpelancë me…

Pikat kryesore

  • Seanca plenare e radhës në Kuvend është parashikuar të zhvillohet sot, më 9 prill, në orën 10:00.
  • Kjo iniciativë vjen në një moment të vështirë për blegtorët, të cilët prej kohësh kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mungesën e mbështetjes financiare.
  • Ata argumentojnë se skema e re e shpërndarjes së subvencioneve nuk është në dobi të tyre dhe nuk u ofron ndihmën e nevojshme për të përballuar sfidat.

Seanca plenare e radhës në Kuvend është parashikuar të zhvillohet sot, më 9 prill, në orën 10:00. Ajo do të hapet me një përballje mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, ku në qendër të diskutimit do të jenë problematikat e sektorit të qumështit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin nga prodhimi deri te tregtimi. Kjo iniciativë vjen në një moment të vështirë për blegtorët, të cilët prej kohësh kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mungesën e mbështetjes financiare. Ata argumentojnë se skema e re e shpërndarjes së subvencioneve nuk është në dobi të tyre dhe nuk u ofron ndihmën e nevojshme për të përballuar sfidat. Më pas, në rendin e ditës është përfshirë edhe një seancë pyetjesh për ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Kjo kërkesë është paraqitur nga deputetja Erisa Xhixho, e cila ka ngritur shqetësime për pabarazitë në trajtimin financiar të mbi 11 mijë punonjësve në sektorin e arsimit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kuvendi me 101 deputetë, Balla: E bën jetën parlamentare më efikase. Mund ta hedhim në referendum kur të kemi ligjin “Shqipëria, e 9-ta për sigurinë kiberentike”/ Rama: Po punojmë të forcojmë teknologjinë e Kuvendit Kuvendi, rezolutë kundër Iranit/ “Irani, shtet terrorist”. PD bojkoton seancën e votimit

Lini një Përgjigje