Pikat kryesore
- Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla propozoi që mocioni me debat për raportin e KE të zhvillohet në seancën e 14 majit.
- Propozimi i Ballës u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës.
- “Me këtë variantin, ose pranojeni, ose nuk ka, nuk e bëjmë dot.
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla propozoi që mocioni me debat për raportin e KE të zhvillohet në seancën e 14 majit. Propozimi i Ballës u miratua në Kuvend me votat e mazhorancës. “Me këtë variantin, ose pranojeni, ose nuk ka, nuk e bëjmë dot. Me 83 mandate, presione nuk hamë. Sa i përket fasadës së normalitetit, kur ju kemi përjashtuar ne? Ju keni përjashtuar veten. Nuk keni arsyetim t’i thoni popullit shqiptar pse nuk votoni ligjet për integrimin europian. Një qëndrim i deputetëve të PD është të ketë mocion me debat, por nuk kishte datë. Unë jam për mocion me debat, më 14 maj. Më 9 maj është dita e Evropës, më 14 maj të zhvillojmë mocionin”, theksoi ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Debat për komisionet hetimore/ Balla-opozitës: Ju “dashnorët” e rinj të integrimit, nuk keni votuar asnjëherë pro Seanca e parlamentit/ Në axhendë, ligji për portet turistike dhe interpelancë me ministren Kumbaro Shtëpia e Bardhë: Janë arritur të gjitha objektivat në luftën ndaj Iranit