Sa turp, për një bluzë”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë ‘dhuratat’ nga Luana Vjollca

Sa turp, për një bluzë”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë ‘dhuratat’ nga Luana Vjollca

Pikat kryesore

  • Një situatë e pazakontë është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
  • Në rrjete sociale po qarkullon një video ku dëgjohen banorët duke diskutuar për kthimin e disa produkteve të prezantuara më herët si dhurata nga brandi “Lulu” i moderatores Luana Vjollca.
  • Gjatë spektakleve “prime”, moderatori Ledion Liço prezanton shpesh surpriza për banorët nga marka të ndryshme, të cilat u jepen në formë dhuratash.

Një situatë e pazakontë është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku dëgjohen banorët duke diskutuar për kthimin e disa produkteve të prezantuara më herët si dhurata nga brandi “Lulu” i moderatores Luana Vjollca. Gjatë spektakleve “prime”, moderatori Ledion Liço prezanton shpesh surpriza për banorët nga marka të ndryshme, të cilat u jepen në formë dhuratash. Megjithatë, në videon e publikuar në rrjet, dëgjohen tre banorë Mateo, Brikena dhe Greta teksa flasin për dorëzimin e bluzave të një brendi të përmendur në emision. Nga biseda e tyre kuptohet se produktet duhet të kthehen: Mateo : Duhen dorëzuar pra… Brikena : Okej, janë me një kolltuk, në dhomën e grimit, te ai kolltuku që ka plot tesha, janë të miat. Mateo : Të gjitha ato që keni marrë me varëse?

Lini një Përgjigje