Rusia thotë se Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë

Rusia thotë se Ukraina ka kryer sulme vdekjeprurëse me dronë

Pikat kryesore

  • Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet me dronë që Ukraina kreu gjatë natës në qytetin rus të Voronezhit, sipas guvernatorit të këtij rajoni, Alexander Gusev.
  • Më shumë se dhjetë ndërtesa banimi, dhjetë shtëpi private, një shkollë e mesme dhe disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar gjatë sulmeve në këtë qytet, tha Gusev në Telegram.
  • “Qyteti ynë ishte cak i një prej sulmeve më të mëdha me dronë që nga nisja e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Gusev, duke përdorur termin që Moska përdor për luftën në Ukrainë.

Një grua ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmet me dronë që Ukraina kreu gjatë natës në qytetin rus të Voronezhit, sipas guvernatorit të këtij rajoni, Alexander Gusev. Më shumë se dhjetë ndërtesa banimi, dhjetë shtëpi private, një shkollë e mesme dhe disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar gjatë sulmeve në këtë qytet, tha Gusev në Telegram. “Qyteti ynë ishte cak i një prej sulmeve më të mëdha me dronë që nga nisja e operacionit të posaçëm ushtarak”, tha Gusev, duke përdorur termin që Moska përdor për luftën në Ukrainë. Sulmet në Voronezh, që gjendet 470 kilometra nga Moska dhe rreth 250 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën, nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ukraina thotë se sulmon caqe brenda Rusisë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ruse me raketa dhe dronë ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës, përfshirë edhe ndërtesave të energjisë, teksa lufta po i afrohet vitit të katërt. /REL Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 12:59 Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë 01/11/2026 12:58 Parashikimi i motit për javën që po vjen 01/11/2026 12:44 Albin Kurti kujton Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në 42-vjetorin e rënies heroike

Lini një Përgjigje