Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës në ditën e diel, duke goditur edhe ndërtesat qeveritare. Ish-diplomati Lutfi Bilalli, gjatë një intervistë në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, theksoi se sulmi i fundit tejkaloi çdo përmasë të armatimit të përdorur më parë nga Rusia. Ai vuri në dukje se takimi i fundit në Shangai ka ndikuar në qëndrimin e Moskës. “Mendoj se rusët kanë marrë një nxitje nga takimi i Shangait. Një aleancë e tillë në arenën gjeopolitike është shumë e rëndësishme, por problemi mbetet mes Dillit, Putinit dhe Trumpit në lidhje me Ukrainën,” shprehu Bilalli, duke iu referuar takimeve të kaluara mes liderëve.
Rusia sulmon ashpër Ukrainën, Bilalli: Sulmi tejkalon çdo pritshmëri