Deputetët e Melonit, në Gjadër/ Vizitojnë kampin e emigrantëve, të ngritur nga Italia

Deputetët e Melonit, në Gjadër/ Vizitojnë kampin e emigrantëve, të ngritur nga Italia

Pikat kryesore

  • Gazetari i në Lezhë, Gjergji Figuri deklaroi se qëllimi i vizitës së tyre, veç të tjerave, është edhe për të parë nga afër sesi funksionon kampi.
  • Figuri shtoi se pas vizitës, pritet një deklaratë për shtyp e deputetëve.
  • “Qëllimi është për të parë nga afër funksionimin e kampit, kjo vizitë bëhet edhe për të kundërshtuar kritikat e bërë nga opozita në Itali.

Një grup deputetësh të partisë së kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia, po vizitojnë sot në kampin e Gjadrit, të ngritur nga qeveria italiane, sipas një marrëveshjeje me atë shqiptare për pritjen e emigrantëve që kapen në det deri në riatdhesimin e tyre. Gazetari i në Lezhë, Gjergji Figuri deklaroi se qëllimi i vizitës së tyre, veç të tjerave, është edhe për të parë nga afër sesi funksionon kampi. Figuri shtoi se pas vizitës, pritet një deklaratë për shtyp e deputetëve. “Qëllimi është për të parë nga afër funksionimin e kampit, kjo vizitë bëhet edhe për të kundërshtuar kritikat e bërë nga opozita në Itali. Sipas një deklarate të bërë para nisjes në vendit tonë, përfaqësuesit bënë të ditur se kjo strukturë funksionon në mënyrë normale. Do ketë edhe një deklaratë për shtyp. Presim kur ata të përfundojnë vizitën për të bërë deklaratën”, raportoi gazetari Gjergj Figuri./ abcews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Sherr mes të rinjve në Lezhë, shkak është bërë një vajzë Aksident në aksin Balldre-Torovicë, dy persona të plagosur Fortifikimi i Komlikut, vlerë e rrallë arkeologjike/ Lezhë, studiuesit kërkojnë gërmime dhe mbrojtje të monumentit historik

Lini një Përgjigje