Rumani, mijëra njerëz protestojnë kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor, kërkojnë…

Rumani, mijëra njerëz protestojnë kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor, kërkojnë…

Pikat kryesore

  • Mijëra qytetarë mbushën sheshin në Bukuresht dhe qytete të tjera në Rumani duke protestuar kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor.
  • Demonstratat nisën që të mërkurën pas publikimit të një hetimi nga platforma Recorder, i cili zbuloi dëshmi të gjyqtarëve dhe prokurorëve rreth presionit nga zyrtarë të lartë.
  • Qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, presidentit të Gjykatës Supreme dhe disa zyrtarëve të lartë.

Rumania nuk gjen paqe. Mijëra qytetarë mbushën sheshin në Bukuresht dhe qytete të tjera në Rumani duke protestuar kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor. Demonstratat nisën që të mërkurën pas publikimit të një hetimi nga platforma Recorder, i cili zbuloi dëshmi të gjyqtarëve dhe prokurorëve rreth presionit nga zyrtarë të lartë. Qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, presidentit të Gjykatës Supreme dhe disa zyrtarëve të lartë. “Shoqëria civile nuk e pranon një sistem që është i korruptuar në thelb dhe i projektuar për t’u manipuluar nga brenda”, tha për AFP-në Vlad Voinea, 40 vjeç, i cili iu bashkua tubimit me vajzën e tij. Gjatë gjithë tubimit, protestuesit brohorisnin ndërsa sloganet kryesore ishin, “Drejtësi, jo korrupsion”, “Hajdutë”. Qindra gjyqtarë nënshkruan një letër të hapur duke denoncuar “mosfunksionimet sistemike” dhe duke shprehur solidaritetin e tyre me kolegët “që patën guximin të ekspozonin problemet dhe presionet brenda sistemit gjyqësor”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së/ Nga Shkupi kërkohet drejtësi për çlirimtarët Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët Protesta e UÇK ndan shqiptarët/ Mbështetje nga Ali Ahmeti, asnjë reagim nga VLEN

Lini një Përgjigje