Pikat kryesore
- Ish-ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-së, James Rubin, në një intervistë për Atlantic Council, ka folur për procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.
- Rubin ka thënë se lutet që Haga të mos nxjerr një vendim dënues për Thaçin dhe të tjerët, meqë një gjë e tillë do të ishte e tmerrshme për Kosovën dhe me pasoja afatgjate për drejtësinë ndërkombëtare.
- Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre dhanë jetën për liri, për njerëzit që përfaqësuan këto miliona shqiptarë të Kosovës, që të fajtorë pa asnjë provë…
Ish-ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-së, James Rubin, në një intervistë për Atlantic Council, ka folur për procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së. Rubin ka thënë se lutet që Haga të mos nxjerr një vendim dënues për Thaçin dhe të tjerët, meqë një gjë e tillë do të ishte e tmerrshme për Kosovën dhe me pasoja afatgjate për drejtësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë se do të ishte një njollë për sistemin juridik ndërkombëtar, që ata të dënohen pa asnjë provë dhe se një gjë e tillë do të dëmtonte edhe për një kohë të gjatë gatishmërinë që të ndërtohet ndonjë tribunal i tillë sërish. “Shikoni, kur isha zëdhënës i Departamentit të Shtetit, dhe edhe së fundmi kur kam punuar ngushtë me Presidentin Biden dhe Sekretarin e Shtetit Tony Blinken, mund të thosha për një pyetje të tillë: kjo është një pyetje hipotetike, dhe nuk do të përgjigjem. Por unë nuk jam më zëdhënës. Tani mund të flas për çështje hipotetike. Dhe së pari dua të them: lutem, lutem që kjo të mos ndodhë. Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre dhanë jetën për liri, për njerëzit që përfaqësuan këto miliona shqiptarë të Kosovës, që të fajtorë pa asnjë provë… do të ishte vërtet një njollë e tmerrshme për sistemin ndërkombëtar juridik. Dhe mendoj se do të dëmtonte për një kohë të gjatë gatishmërinë për të krijuar ndonjëherë sërish një tribunal ndërkombëtar si ky. Kështu që shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Rubin. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 20:09 Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje” 10/29/2025 20:06 Rama: Të gjithë duhet të mbrojmë vlerat e UÇK-së – procesi në Hagë është i stërzgjatur 10/29/2025 19:59 Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Begaj: Një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan