Pikat kryesore
- Në një takim informal me gazetarët, ai është shprehur se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur.
- “E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor.
- Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur”, ka thënë ai.
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë për debatin publik që është hapur ditët e fundit, për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucioni qendror i akuzës dhe rrjedhjen e informacioneve të caktuara në publik. Në një takim informal me gazetarët, ai është shprehur se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur. “E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur”, ka thënë ai. “Nuk ka qenë e lehtë puna, SPAK në vite ka arritur të krijojë besim te partnerët”, ka thënë kryeprokurori. “Shumë çështje do doja t’i kisha bërë në muajin e dytë të punës, por çdo gjë do kohën e vet.” Gazetarët e kanë pyetur edhe për deklaratat se është kërcënuar dhe ai u ka konfirmuar “Ka pasur kërcënim ndaj prokurorëve dhe institucionit.”