Pikat kryesore
- Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Himarë, teksa po punonte për rikthimin e furnizimit me energji elektrike pas ndërprerjeve të shkaktuara nga stuhia.
- Sipas informacioneve paraprake, elektricisti, me origjinë nga Elbasani, ndodhej në zonë për të ndihmuar ekipet e OSHEE-së në riparimin e defekteve të krijuara nga moti i keq.
- 55-vjeçari ka qenë i hipur në një shtyllë elektrike, duke tentuar të rilidhte një kabllo energjie, kur dyshohet se i është shkëputur rripi i sigurisë që e mbante të lidhur për mesi.
Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Himarë, teksa po punonte për rikthimin e furnizimit me energji elektrike pas ndërprerjeve të shkaktuara nga stuhia. Sipas informacioneve paraprake, elektricisti, me origjinë nga Elbasani, ndodhej në zonë për të ndihmuar ekipet e OSHEE-së në riparimin e defekteve të krijuara nga moti i keq. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00. 55-vjeçari ka qenë i hipur në një shtyllë elektrike, duke tentuar të rilidhte një kabllo energjie, kur dyshohet se i është shkëputur rripi i sigurisë që e mbante të lidhur për mesi. Si pasojë, ai ka rënë nga një lartësi rreth 9 metra dhe ka ndërruar jetë. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga hetimet e autoriteteve përkatëse. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta Stuhia e fortë shkul pemët në Sarandë, dëme në makina dhe biznese Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës