Rrëzohet kërkesa e PD për mocion/ Balla: Nuk pranojmë Sali Berishën si përfaqësues të…

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion/ Balla: Nuk pranojmë Sali Berishën si përfaqësues të…

Pikat kryesore

  • Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat është rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
  • Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se nuk e pranon Partinë Demokratike, Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve.
  • Sipas tij, Partia Demokratike nuk mund të pretendojë se përfaqëson protestën, pasi kërkesat e saj ndryshojnë nga ato të qytetarëve që kanë dalë në protestë.

Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat është rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se nuk e pranon Partinë Demokratike, Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve. Sipas tij, Partia Demokratike nuk mund të pretendojë se përfaqëson protestën, pasi kërkesat e saj ndryshojnë nga ato të qytetarëve që kanë dalë në protestë. “I kam pyetur përfaqësues të opozitës me çfarë mandati keni ardhur si përfaqësues të protestës. I kam bërë me dije se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve saqë janë bërë publike pavarësisht se nga kush, një përfaqësues në lidhje me Iranin., Por t’i merrje kërkesat e opozitës, ishte të ndryshme, kishte sjellë katër halle të veta, vetëm pika e dorëheqjes ishte e njëjtë. Në këtë këndvështrim, ia kem i bërë të qartë se nuk e njohim partinë e Sali Berishës si parti përfaqësuese të protestës…Meqenëse kanë pasdite radhën për të folur, t’i përgjigjen edhe kësaj çështje, a kanë mandat partia e Berishës, t’i përfaqësojë. Mënyra se si ishte formuluar kërkesa, ishte që partia e Sali Berishës vinte në Kuvend për të kërkuar në emër të protestuesve 1,2,3,4,5 pika. I kam thënë ju keni marrë përisp137r të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që u paskan mandatuar ju. Nuk kërkohet me mocion me debat, por mocion mosbesimi. Duhen 28 firma për të mbledhur, aq i kanë dhe sillni kërkesën për mocion mosbesimi”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Non grata mbetet”/ Gazetari Mahmutaj: Berisha priti 5 vjet dhe pagoi 6 milionë dollarë për një vizë shëndetësore! “Ripërtëritja” e PD në Kuvend/ Balliu: Nuk pashë risi, por mashtrimin e radhës! Elezi: Berisha është shkatërrues i Partisë Demokratike PD, “koncert” në vitin 2026/ Salianji protestë! Berisha kuvend, Rama qeveri dixhitale

Lini një Përgjigje