Pikat kryesore
- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se opozita do t’i përgjigjet mesazheve të protestuesve me ndryshime të brendshme në parti.
- Në Çdo kënd me Merita Haklajn në ai theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar të së mërkurës do të shënojë një fazë të re të ripërtëritjes së PD-së.
- “Jam i bindur që në rezultat edhe Partia Demokratike do t’i përgjigjet, le të themi, zhvillimit shoqëror që kemi sot dhe real politikës, do t’i përgjigjet sheshit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se opozita do t’i përgjigjet mesazheve të protestuesve me ndryshime të brendshme në parti. Në Çdo kënd me Merita Haklajn në ai theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar të së mërkurës do të shënojë një fazë të re të ripërtëritjes së PD-së. “Jam i bindur që në rezultat edhe Partia Demokratike do t’i përgjigjet, le të themi, zhvillimit shoqëror që kemi sot dhe real politikës, do t’i përgjigjet sheshit. Pra, me një PD të ndryshuar, me një PD të ripërtëritur, me një PD me djem me vajza të rinj, me koncepte të reja, me profile të reja dhe me dhe me prurje shumë kualitative. Kështu që unë këtë e kam bindje personale dhe e shoh. Kam përshtypjen që do të shkohet në kryesi, kam përshtypjen që po në nivelet e larta patjetër do jetë një kombinim i tillë. Nuk mundet që të zhbëhet historia e Partisë Demokratike. Duhet të kuptoni që pa diskutim që do të gërshetohet kjo me eksperiencën, me funksionarët që kanë eksperiencë, por patjetër do të mbështillet me energjinë e të rinjve, e ambiciozëve, e prurjeve të reja që janë të domosdoshme edhe në këtë moment”, t ha ai në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN. Këlliçi deklaroi se Partia Demokratike nuk synon të marrë drejtimin e protestës, por është e pranishme në shesh në mbështetje të saj.