Rreziku i “murtajës” moderne/ është hantavirusi? Dhe si përhapet ai

Rreziku i “murtajës” moderne/ është hantavirusi? Dhe si përhapet ai

Pikat kryesore

  • Semundjet e shkaktuara nga Hantavirusi mund te jene fatale per njeriun duke prekur kryesisht sistemin respitator ose veshkat.
  • Më rrallë, infeksioni mund të ndodhë edhe nga kontakti direkt me këto materiale ose përmes kafshimit të një brejtësi.
  • Simptomat zakonisht shfaqen 1 deri në 8 javë pas ekspozimit ndaj virusit dhe fillojnë me ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe marramendje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhene me shume informacione kete jave mbi Hantavirusin duke shpjeguar se kjo semundje vjen nga nje familje virusesh qe mbarten nga brejtesit e eger dhe minjte e fushave pa iu shkaktuar ketyre specieve semundje. Semundjet e shkaktuara nga Hantavirusi mund te jene fatale per njeriun duke prekur kryesisht sistemin respitator ose veshkat. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ke kontintetin Amerikan hantaviruest mund të cojnë në Sindromën Pulmonare nga Hantavirusi (HPS), një sëmundje serioze e mushkërive, ndërsa në Evropë dhe Azi ato lidhen më shpesh me Ethet Hemorragjike me Sindromë Renale e cila prek veshkat. Transmetimi te njerëzit ndodh kryesisht përmes thithjes së grimcave të kontaminuara me urinën, feçet ose pështymën e brejtësve të infektuar, veçanërisht kur këto materiale shqetësohen gjatë pastrimit të ambienteve të mbyllura. Më rrallë, infeksioni mund të ndodhë edhe nga kontakti direkt me këto materiale ose përmes kafshimit të një brejtësi. Simptomat zakonisht shfaqen 1 deri në 8 javë pas ekspozimit ndaj virusit dhe fillojnë me ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe marramendje. Në raste të rënda, sëmundja mund të përparojë në vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe grumbullim të lëngjeve në mushkëri, gjendje që mund të jetë kërcënuese për jetën. Aktualisht nuk ekziston trajtim specifik për hantaviruset. OBSH thekson se kujdesi i hershëm mjekësor dhe trajtimi mbështetës në spital janë thelbësorë për përmirësimin e gjendjes së pacientit. Për parandalimin e marrjes se virusit , rekomandohet shmangia e kontaktit me brejtësit, izolimi i shtëpive dhe hapësirave për të mos lejuar hyrjen e tyre, si dhe pastrimi i sigurt i zonave të kontaminuara me solucionet e duhura disifektuese. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Regjistrohet rasti i parë me hantavirus në Zvicër Virusi në anije, tre viktima/ Udhëtim turistik në Oqeanin Atlantik, u prekën nga sëmundja e rrallë Murtaja, vatra e dytë në Korçë/ Shfaqet në Maliq, ngordhin 20 të imta, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti

Lini një Përgjigje