Rama: Si u takova me çiftin Kushner Trump/ Kryeministri për “Channel 4” tregon si nisi…

Rama: Si u takova me çiftin Kushner Trump/ Kryeministri për “Channel 4” tregon si nisi…

Pikat kryesore

  • Rama e pranon se nuk ka dilema që i tha po menjëherë dhëndrit të Donald Trump, pasi Jared Kushner i kërkoi mundësitë për të investuar në Shqipëri.
  • “Unë isha i ftuar t’i bashkohesha disa njerëzve, në një jaht, që ndaloi në Shqipëri, për t’u mbushur me karburant, dhe që të shkonte në Mal të Zi.
  • Nuk e di nëse kishin dëgjuar më parë për Shqipërinë, por mund t’ju them me bindje se nuk ishin të interesuar për asgjë për Shqipërinë në termat e interesit direkt, ishin të interesuar për historinë, ku ishin.

Për herë të parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për rrjetin britanik televiziv Channel 4, ka zbuluar se si u njoh me Jared Kushner dhe Ivanka Trump në vitin 2020 dhe interesimin e tyre për investimin në Zvërnec dhe Sazan. Rama e pranon se nuk ka dilema që i tha po menjëherë dhëndrit të Donald Trump, pasi Jared Kushner i kërkoi mundësitë për të investuar në Shqipëri. “Unë isha i ftuar t’i bashkohesha disa njerëzve, në një jaht, që ndaloi në Shqipëri, për t’u mbushur me karburant, dhe që të shkonte në Mal të Zi. Isha i ftuar dhe shkova. U njoha me Jared dhe Ivanka. Nuk e di nëse kishin dëgjuar më parë për Shqipërinë, por mund t’ju them me bindje se nuk ishin të interesuar për asgjë për Shqipërinë në termat e interesit direkt, ishin të interesuar për historinë, ku ishin. E para. E dyta, kur ndodhi, disa muaj më vonë në Davos, dhe Kushner shprehu interes për mundësitë për të investuar në Shqipëri. Dhe sigurisht që i thashë po. Si do t’i thoja jo? Është gjëja më normale për mua” , tha kryeministri. Rama tha se ende nuk ka një projekt për Zvërnecin apo Sazanin.

Lini një Përgjigje