Rozeta Hajdari: Mbyllet për publikun seanca fillestare për skandalin me rezervat…

Rozeta Hajdari: Mbyllet për publikun seanca fillestare për skandalin me rezervat…

Pikat kryesore

  • Gjykata ka vendosur që seanca në rastin e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari të zhvillohet pa praninë e mediave.
  • Kjo vendim vjen pas kërkesës së avokatit Florent Latifi, i cili kërkoi që asnjë seancë të mos mbahet e hapur pa deklasifikimin e dokumenteve të cilat konsiderohen sekret shtetëror.
  • Në seancën e sotme gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Gjykata ka vendosur që seanca në rastin e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari të zhvillohet pa praninë e mediave. Kjo vendim vjen pas kërkesës së avokatit Florent Latifi, i cili kërkoi që asnjë seancë të mos mbahet e hapur pa deklasifikimin e dokumenteve të cilat konsiderohen sekret shtetëror. Në seancën e sotme gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi. Kjo seancë kishte për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët. Ndërkohë seanca e 10 dhjetorit kishte dështuar, për shkak të mungesës së Hajdarit.

Lini një Përgjigje