Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Pikat kryesore

  • Këshilli i Ministrave ka zhbllokuar fonde të konsiderueshme për bashkitë më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, me fokus kryesor Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun.
  • Vendimet, të botuara tashmë në Fletoren Zyrtare , parashikojnë transferta të pakushtëzuara për ndërtimin e pallateve, shtëpive individuale dhe forcimin e objekteve ekzistuese.
  • Pjesa e “luanit” nga fondet e miratuara shkon për Bashkinë e Kurbinit, e cila ka marrë financime për rindërtimin e disa njësive të banimit në pallate dhe shtëpi individuale.

Këshilli i Ministrave ka zhbllokuar fonde të konsiderueshme për bashkitë më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, me fokus kryesor Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun. Vendimet, të botuara tashmë në Fletoren Zyrtare , parashikojnë transferta të pakushtëzuara për ndërtimin e pallateve, shtëpive individuale dhe forcimin e objekteve ekzistuese. Pjesa e “luanit” nga fondet e miratuara shkon për Bashkinë e Kurbinit, e cila ka marrë financime për rindërtimin e disa njësive të banimit në pallate dhe shtëpi individuale. Në total, vetëm për Kurbinin janë akorduar rreth 518 milionë lekë (pa TVSH). Për Bashkinë e Durrësit, qeveria ka miratuar një fond prej 169.8 milionë lekësh. Këto para do të përdoren për rikonstruksionin e njësive individuale të banimit (shtëpive) që janë dëmtuar rëndë ose lehtë, por që nuk kanë nevojë të shemben. Gjithashtu, në zonën e Spitallës, qeveria ka miratuar shpronësimin për interes publik për ndërtimin e rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari” (Loti II). Pronarët e prekur do të kompensohen në vlerën totale prej 13.9 milionë lekësh, ndërsa parashikohet edhe opsioni i shkëmbimit të pronës. Për Bashkinë e Shijakut, fondet janë fokusuar te riforcimi i banesave që kanë pësuar dëme strukturore (DS4), por që mund të riparohen. • Një fond prej 72.9 milionë lekësh është miratuar për riforcimin e banesave individuale. • Një fond shtesë prej 5.3 milionë lekësh është akorduar specifikisht për banesat me dëmtime të rënda (DS4) që kërkojnë ndërhyrje të thelluara rikonstruksioni. Përveç fondeve, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe ndryshimin e hartës dhe koordinatave për zonën e re për zhvillim në Kombinat, Tiranë (Njësia Administrative 6), duke i hapur rrugë vijimit të projekteve në këtë zonë. Të gjitha efektet financiare të këtyre vendimeve do të përballohen nga Buxheti i Shtetit, në zërin e Fondit të Rindërtimit.

Lini një Përgjigje