Rikthimi në garë për Lipjanin, Shukri Buja: Është amanet i shokëve në Hagë

Shukri Buja rikthehet në garë për Lipjanin: Është amanet i shokëve në Hagë Shukri Buja, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, në një intervistë për emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur për vendimin e tij për t’u rikthyer në garën për të parin e këtij qyteti, të cilin e kishte udhëhequr për disa vite më parë. Ai tha se kandidatura e tij është rezultat i kërkesës së qytetarëve, anëtarëve dhe ish-anëtarëve të partisë, përfshirë edhe strukturat e reja të saj. “…edhe vet kryetari i degës, z. Rizani, dhe kryetari i partisë, z. Krasniqi. Por, ajo që më së shumti më ka shtyrë të kandidohem është amaneti i shokëve të mi që janë padrejtësisht në Hagë, amaneti i dy udhëheqësve të shtetit, dy udhëheqësve të partisë, z. Thaçi dhe z. Veseli. Prandaj jam rikthyer në politikë”, deklaroi Buja. Ai shtoi se rikthimi i tij në politikë është bërë edhe pas një bisede që ka zhvilluar me ta. Sipas tij, pavarësisht situatës së ndjeshme politike, ai tashmë është në terren dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët. “Pretendimi im është t’i dal zot punës sime, t’u ofroj qytetarëve vizionin tim, të flas me ta dhe t’u tregoj se si do të jetë Lipjani pas katër vitesh nën udhëheqjen time”, u shpreh Buja. Shukri Buja rikthehet në garë për Lipjanin: Është amanet i shokëve në Hagë Thirrje për ndihmë: 10 vjeçari Elvis Hasani prej 18 ditësh në koma, familja apelon për solidaritet Irani peshon përgjigjen pas aktivizimit të mekanizmit për rivendosjen e sanksioneve Rritja e çmimit të energjisë ndikoi në ngritjen e kostos së ndërtimit Publikimi terr e zi për UÇK-në, Xhevdet Smakiqi: Si mund të përulet Dimal Basha para varrit të Adem Jasharit Familja e Agon Zejnullahut: 2 muaj pa raport të autopsisë, po e vuajmë shumë Shukri Buja rikthehet në garë për Lipjanin: Është amanet i shokëve në Hagë Thirrje për ndihmë: 10 vjeçari Elvis Hasani prej 18 ditësh në koma, familja apelon për solidaritet Gasperini e lëshoi një batutë, kur u pyet rreth transferimit të Jadon Sancho te Roma Irani peshon përgjigjen pas aktivizimit të mekanizmit për rivendosjen e sanksioneve Rritja e çmimit të energjisë ndikoi në ngritjen e kostos së ndërtimit Publikimi terr e zi për UÇK-në, Xhevdet Smakiqi: Si mund të përulet Dimal Basha para varrit të Adem Jasharit

Lini një Përgjigje