Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e mërkurë Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra deri mesatar në formë shtrëngatash.

Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për ditën e mërkurë Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol Aksident në periferi të Korçës, makina përplas gruan me biçikletë, dërgohet menjëherë në spital Berisha: Dhimitër Anagnosti, kolos i gjenisë krijuese artistike Rrugët e reja kombëtare, Rama: Buqetë e infrastrukturës që ka shkurtuar distancat Kreu i SPAK vizitë zyrtare në Amerikë, Altin Dumani takim me zyrtarin e lartë të DASH

Lini një Përgjigje