/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

Pikat kryesore

  • Në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, në Malësi të Madhe, janë rikthyer reshjet e borës.
  • Borë bie gjithashtu edhe në zonat e Bogës dhe Thethit, dy destinacione shumë të frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendas dhe të huaj.
  • Pavarësisht reshjeve, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve motorike në këto akse rrugore.

Në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, në Malësi të Madhe, janë rikthyer reshjet e borës. Borë bie gjithashtu edhe në zonat e Bogës dhe Thethit, dy destinacione shumë të frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendas dhe të huaj. Kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri, ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e borës, zgjerimin e aksit të lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, kriposjen për të parandaluar krijimin e shtresës së akullit. Pavarësisht reshjeve, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve motorike në këto akse rrugore. Përdoruesit e rrugëve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur ngjarje të pakëndshme.

Lini një Përgjigje