Pikat kryesore
- TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi me 11 vite burg biznesmenin e në kërkim, Rezart Taçi.
- Ai akuzohet për tentativë pastrimi të 18 milionë eurove të “Cosa Nostra”-s italiane, në bashkëpunim me disa italianë, me të cilët vepronte si grup i strukturuar kriminal.
- Paratë u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021, ndërsa Taçi u gjykua dhe u dënua në mungesë nga Gjykata e Posaçme.
TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi me 11 vite burg biznesmenin e në kërkim, Rezart Taçi. Ai akuzohet për tentativë pastrimi të 18 milionë eurove të “Cosa Nostra”-s italiane, në bashkëpunim me disa italianë, me të cilët vepronte si grup i strukturuar kriminal. Paratë u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021, ndërsa Taçi u gjykua dhe u dënua në mungesë nga Gjykata e Posaçme. Avokati Idajet Beqiri, theksoi në “Ora e Fundit” se historia e Rezart Taçit është një histori tragjike, ndërsa tregoi se Berisha ngriti një luftë të ashpër ndaj tij në vitin 2005, ku e detyroi Taçin të vihej në funksion të pasurimit të familjes së tij. Ai madje theksoi se familja e Berisha futi duart në procesin e privatizimit të ARMO-s, ku shqiptarët humbën miliona euro nga ky proces. Avokati theksoi se familja e Berishës e detyroi Taçin të mos jepte as rrogat e punëtorëve të ARMO-s, para këtu, që sipas tij përfunduan në xhepat e familjes së Sali Berishës. “Historia e tij është tragjike. Çfarë lufte ngriti Berisha kundër Rezart Taçit në 2005. Nuk i la gjë pa thënë, kriminel, e akuzoi për pastrim parash, thjesht dhe vetëm për ta nënshtruar dhe që ta vinte nën funksion të familjes së vet dhe të pasurohet familja e tij mbi kurrizin e Taçit. Familja Berisha i futi duart thellë në privatizimin e ARMO dhe Taçi e ktheu ARMO-n në funksion të pasurimit të familjes Berisha. Familja Berisha e detyruan Taçin të mos jepte rrogat ndaj punonjësve. Lekët e punëtorëve të ARMOS përfundon te familja Berisha”, theksoi ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pasuritë e Malltezit, nën sekuestro/ Beqiri: Pasuritë e vjedhura prej tyre t’u kthehen shqiptarëve Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare legjenda e futbollit rumun, Mircea Lucescu Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit këtë viti