Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Pikat kryesore

  • Sipas raportimit, mjekimet tradicionale si operacioni dhe kimioterapia kishin kushtuar mijëra dollarë, por nuk kishin dhënë rezultat.
  • Sipas raportimit, pengesat më të mëdha lidheshin me procedurat etike dhe burokracinë për miratimin e trajtimit eksperimental, të cilat kërkuan muaj pune dhe dokumentacion të detajuar.
  • Megjithatë, vaksina u krijua dhe u administrua në fund të vitit të kaluar, e ndjekur nga doza përforcuese.

Një sipërmarrës australian i Teknologjisë, Paul Conyngham, iu drejtua teknologjisë në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar qenin e tij, Rosie, pasi ajo u diagnostikua me një formë vdekjeprurëse të kancerit të quajtur “kanceri i qelizave mastocite”, sipas “New York Times”. Sipas raportimit, mjekimet tradicionale si operacioni dhe kimioterapia kishin kushtuar mijëra dollarë, por nuk kishin dhënë rezultat. Pas analizimit të të dhënave gjenetike, sipërmarrësi përdori përvojën e tij në “machine learning” (mësimi i makinetisë) dhe analiza të të dhënave për të identifikuar proteinat e ndryshuara nga tumori dhe për t’i lidhur ato me trajtime të mundshme. Procesi nuk ishte i lehtë. Sipas raportimit, pengesat më të mëdha lidheshin me procedurat etike dhe burokracinë për miratimin e trajtimit eksperimental, të cilat kërkuan muaj pune dhe dokumentacion të detajuar. Megjithatë, vaksina u krijua dhe u administrua në fund të vitit të kaluar, e ndjekur nga doza përforcuese. Rezultatet e para kanë habitur studiuesit. Një tumor që më parë kishte madhësinë e një topi tenisi ishte zvogëluar ndjeshëm, ndërsa gjendja e përgjithshme e qenit ishte përmirësuar, me më shumë energji dhe cilësi më të mirë jete. Edhe pse trajtimi nuk konsiderohet një kurë përfundimtare, Conyngham beson se ai i ka zgjatur ndjeshëm jetën Rosie. Ekspertët thonë se ky rast ngre pyetje të rëndësishme për të ardhmen e mjekësisë së personalizuar, duke treguar se teknologjitë si inteligjenca artificiale dhe vaksinat mRNA mund të kenë potencial për të transformuar trajtimet e kancerit si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit.

Lini një Përgjigje