Pikat kryesore
- Rikthimi i reshjeve të borës mëngjesin e kësaj të mërkure, ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore në vend.
- Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka publikuar një apel publik për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm se zakonisht.
- Në njoftiminm e Policisë theksohet se ka nisur puna për kriposjen e rrugëve.
Rikthimi i reshjeve të borës mëngjesin e kësaj të mërkure, ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore në vend. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka publikuar një apel publik për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm se zakonisht. Në njoftiminm e Policisë theksohet se ka nisur puna për kriposjen e rrugëve. “Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. “Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje. Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.” , thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë, në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase. Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të: bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.