Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen…

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen…

Pikat kryesore

  • Java e parë e muajit shkurt u përmbyll me temperatura të larta dhe të pazakonshme për këtë periudhë dimri.
  • Reshjet e shiut kanë vijuar, duke krijuar vështirësi në disa akse rrugore, kryesisht në rrugët kombëtare që lidhin Kukës-Shishtavec, Kukës–Peshkopi dhe Kukës–Fushë Arrëz.
  • Problematikat kanë prekur edhe rrugët rurale, ku shkarkimet e dheut dhe gurëve kanë penguar qarkullimin.

Java e parë e muajit shkurt u përmbyll me temperatura të larta dhe të pazakonshme për këtë periudhë dimri. Reshjet e shiut kanë vijuar, duke krijuar vështirësi në disa akse rrugore, kryesisht në rrugët kombëtare që lidhin Kukës-Shishtavec, Kukës–Peshkopi dhe Kukës–Fushë Arrëz. Problematikat kanë prekur edhe rrugët rurale, ku shkarkimet e dheut dhe gurëve kanë penguar qarkullimin. Kompanitë rrugore dhe punonjësit e bashkive kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve. Probleme të ngjashme janë regjistruar në rrugët rurale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ku bashkitë përkatëse kanë angazhuar punonjës të drejtorive rajonale për pastrimin dhe hapjen e rrugëve. Komisioni i Emergjencave Civile njoftoi se nuk janë regjistruar problematika të theksuara, ndërsa i gjithë territori i qarqeve është furnizuar normalisht me energji elektrike. Reshjet e shiut po ndikojnë pozitivisht edhe në situatën hidrologjike, duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e ujit. Liqeni i Fierzës ruan kuotën e tij drejt nivelit maksimal, ndërsa prurjet nga lumenjtë Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë rreth 400 metër kub për sekondë. Java që vjen pritet të jetë e paqëndrueshme dhe e lagur, me reshje shiu që do të prekin shumicën e zonave të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ashtu si fundjava dhe ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i vrenjtur dhe periudha reshjesh, ndërsa e marta sjell një kthesë Shërbimi Meteorologjik paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, për shkak të rrugëve të lagura dhe ndryshimeve të papritura të motit.

Lini një Përgjigje