Reperi i njohur Arkimed Lushaj i futet politikës, shpall kandidaturën për Këshillin…

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i futet politikës, shpall kandidaturën për Këshillin…

Pikat kryesore

  • Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka kandidaturën për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
  • Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai theksoi se ky hap vjen si një përgjegjësi ndaj të rinjve dhe ndaj zërit të një brezi që, sipas tij, shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.
  • “Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka kandidaturën për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai theksoi se ky hap vjen si një përgjegjësi ndaj të rinjve dhe ndaj zërit të një brezi që, sipas tij, shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. “Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare”, shprehet ai. Më tej, Stresi nënvizon se vjen nga realiteti i përditshëm dhe nga sfidat që përballen të rinjtë shqiptarë, ndaj synimi i tij është që zëri i tyre të dëgjohet aty ku merren vendimet. “Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton“, thotë reperi. Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare. Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton. Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne.

Lini një Përgjigje