Pikat kryesore
- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot zhbllokimin e më shumë se 16 miliardë eurove fonde për Hungarinë, të cilat ishin ngrirë gjatë qeverisjes së Viktor Orban.
- Vendimi vjen me kusht që qeveria e re e drejtuar nga Péter Magyar të zbatojë reforma të rëndësishme.
- Fondet ishin bllokuar nga Bashkimi Evropian për shkak të shqetësimeve mbi respektimin e parimeve të shtetit ligjor, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të Orbanit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot zhbllokimin e më shumë se 16 miliardë eurove fonde për Hungarinë, të cilat ishin ngrirë gjatë qeverisjes së Viktor Orban. Vendimi vjen me kusht që qeveria e re e drejtuar nga Péter Magyar të zbatojë reforma të rëndësishme. “Ne kemi rënë dakord për një kuadër të fortë që garanton se Hungaria do të trajtojë problemet që lidhen me korrupsionin dhe shtetin e së drejtës”, deklaroi Von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Bruksel, në krah të liderit të ri hungarez. Fondet ishin bllokuar nga Bashkimi Evropian për shkak të shqetësimeve mbi respektimin e parimeve të shtetit ligjor, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të Orbanit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Dhunë brutale nga Berisha në 1996”/ Rama: Pas masakrës zgjedhore të 26 majit, gjakosën socialistët “Mbyllim negociatat për 10 kapituj”, Koçiu: Objektivi për këtë vit, ndërsa në 2017 mbyllen bisedimet me BE “Anëtarësim në BE edhe pa veto”/ Euraktiv: Rama e përseriti në Bruksel. Kos: Nuk ka ndryshim zgjerimi