Pikat kryesore
- Rreth 22 mijë mësues të arsimit parauniversitar i kthehen auditoreve.
- Pedagogë të nëntë universiteteve publike po i trajnojnë rreth programeve të përditësuara shkollore.
- Të gjithë mësuesit e profileve specifike nga gjuha shqipe, matematika, shkenca, gjuhë e huaj, edukim fizik do të trajnohen për ndryshimet e përditësimet e kurrikulave.
Rreth 22 mijë mësues të arsimit parauniversitar i kthehen auditoreve. Pedagogë të nëntë universiteteve publike po i trajnojnë rreth programeve të përditësuara shkollore. “Ka nis në prill do të zgjasë deri në dhjetor të 2026. Të gjithë mësuesit e profileve specifike nga gjuha shqipe, matematika, shkenca, gjuhë e huaj, edukim fizik do të trajnohen për ndryshimet e përditësimet e kurrikulave. Prek disa dimensione, integrimi I teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në mësimdhënie, aftësi të buta të komunikimit empatise, në raport me sjelljen dhe menaxhimin e klasës”, u shpreh Gert Janaqi, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Kjo pasi nga shtatori i vitit të ardhshëm mësuesit do të punojnë me tekste të ndryshuara. Qytetaria e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë dhe gjuha shqipe e klasës së dhjetë do të jenë tërësisht të reja ndërsa lëndët e tjera do të jenë të përditësuara. “Elementi i parë lidhet me koncepte që nderlidhen më mirë në shkenca dhe matematikë, elemente që lidhen me identitetin kombëtar ne histori gjeografi, lidhin mësimin praktik me njohuritë dhe tregun e punës, integrimin e teknologjisë. Është rritur 40 -50% në varësi të lëndës, prakticiteti, ushtrimet duke balancua pjesën teorike dhe ato praktike”, shtoi ai. Ndryshime në tekste do të vijojnë çdo vit shkollor me klasat e tjera deri në 2029. Librat shkollor synohet të jenë më të thjeshta, të nxisin mendimin kritik dhe të zbehin të mësuarin përmendësh. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kërkimi shkencor/ Ministrja e Arsimit: Kemi trefishuar buxhetin, kërkimet sipas direktivave të BE-së Pas shkollori/ Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve që mund të kontribuojnë Negociatat, arsimi mbyllet i pari/ Kumbaro: Po përafrojmë shpejt ligjet me BE