Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

Pikat kryesore

  • Spitalet publike në vend po kalojnë në një fazë të re rikonstrukturimi të shërbimit spitalor.
  • Sipas Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala spitalet po rivlerësohen për kalimin nga financimi i bazuar në shtretër në atë të financimit sipas rasteve.
  • Kjo reformë synon rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.

Spitalet publike në vend po kalojnë në një fazë të re rikonstrukturimi të shërbimit spitalor. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala spitalet po rivlerësohen për kalimin nga financimi i bazuar në shtretër në atë të financimit sipas rasteve. Kjo reformë synon rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale. “Ristrukturimi i shërbimit spitalor, përmes kalimit nga financimi i bazuar në shtretër në financimin sipas rasteve (modeli DRG), duke garantuar që fondet publike të ndjekin shërbimin dhe performancën. Në këtë kuadër do të racionalizohen kapacitetet e 42 spitaleve dhe do të zgjerohen shërbimet”, tha ministrja e Shëndetësisë. Nga Kopenhagen, ku Ministria e Shëndetësisë firmosi marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që synon mbështetjen e Shqipërisë në garantimin e aksesit universal në kujdes shëndetësor cilësor, ministria tha se ndër të tjera Shqipëria propozoi pranë OBSH-së edhe një nismë europiane për parandalimin dhe adresimin e dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave. Për të disatën herë, Sala theksoi reformën në shërbimin e onkologjisë, përmes ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumorit dhe Rrjetit Kombëtar Onkologjik, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano, si përfshirja e IA në shëndetësi, me ndërtimin e boshtit digjital të shëndetësisë dhe sistemeve të ndërveprueshme.

Lini një Përgjigje