Reforma në drejtësi/ Rama: Shqipëria ka nevojë për udhëheqjen e PS

Reforma në drejtësi/ Rama: Shqipëria ka nevojë për udhëheqjen e PS

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama, komentoi nga Lezha edhe reformën në drejtësi, duke thënë se ishte Partia Socialiste, me vullnetin e saj, që ia dha shpatën.
  • Kryeministri theksoi se tashmë njerëzit e drejtësisë nuk kanë më frikë për të vepruar kundër korrupsionit dhe krimit, dhe se nuk kanë më lidhje me politikën.
  • Sipas tij, kjo që ka bërë PS është një gjë e jo e zakonshme, dhe për rrjedhojë, shtoi ai, vendi ka nevojë edhe më shumë për udhëheqjen e PS.

Kryeministri Edi Rama, komentoi nga Lezha edhe reformën në drejtësi, duke thënë se ishte Partia Socialiste, me vullnetin e saj, që ia dha shpatën. Kryeministri theksoi se tashmë njerëzit e drejtësisë nuk kanë më frikë për të vepruar kundër korrupsionit dhe krimit, dhe se nuk kanë më lidhje me politikën. Sipas tij, kjo që ka bërë PS është një gjë e jo e zakonshme, dhe për rrjedhojë, shtoi ai, vendi ka nevojë edhe më shumë për udhëheqjen e PS. “Një Shqipëri evropiane nuk mund të jetë e tillë në se drejtësia nuk është e pavarur. Reforma në drejtësi është kulmi i të gjithë shembujve që e dallojnë PS nga ata që flasin për drejtësi, mbajnë leksione për drejtësi, na sulmojnë neve në emër të drejtësisë por që po të ishte për ta Shqipëria do të ishte edhe sot si nga 1912 pa asnjë mundësi për të parë para ligjit për të gjithë dhe një njeri të pushtetshëm dhe leje pastaj një njeri të lidhur me pushtetin politik para një prokurori të pavarur dhe gjykata të pavarur. Këto ndodhin sot, jo sepse ne jemi më të korruptuar por sepse jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin dhe e dyta në këtë luftë, jemi të gatshëm të marrim përsipër edhe koston e këtij revolucioni që kemi bërë duke ia lënë shpatën e drejtësisë njerëzve të drejtësisë që nuk kanë asnjë frikë më dhe asnjë lidhje me ne. Pikërisht se kjo nuk është e zakonshme, Shqipëria ka nevojë për udhëheqjen e PS, për socialistët në krye pavarësisht të metave e gabimeve tona. Ne kemi plot të meta, kemi bërë plot gabime. Nuk jemi të rënë nga qielli por e përsëris, kur vjen puna te pamja e madhe, është një pamje që flet vetë për ne, flet vetë raporti me interesin kombëtar, me shoqërinë dhe botën. Se ishte PS që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari kudo ku është dhe që e ka bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë realizimit të një ëndrre historike. Ndihuni krenar për këtë parti e familje të madhe, për gjithçka keni mundur t’i jepni kësaj partie se në fund të ditës sado i vogël, qoftë është pikërisht kontributi i çdo individit. Kontributi ynë është i madh se ne jemi shumë individë. Ne përfaqësojmë Shqipërinë e qytetëruar ”, tha Rama. Ai u ndal më pas sërish edhe te sulmet ndaj tij, duke thënë se i kanë përdorur edhe njerëzit e vdekur të familjes së tij. Megjithatë, siç shtoi kryeministri, shqiptarët nuk do ta dëgjojnë kurrë të flasë me të njëjtën “monedhë” pasi sipas tij kjo nuk është aspak njerëzore dhe evropiane. “Nuk ia kemi kthyer asnjëherë kurusin atyre me të njëjtat mjete, por edhe kemi pranuar sipas nivelit sa më lart aq më shumë baltën që na ka sjellë cdo ditë furtuna që është ngritur kundër nesh. Baltë ndaj familjes tonë, fëmijëve tanë, ndaj të afërmve tanë. Por keni parë ndonjëherë që nga unë dhe të tjerët me rradhë duke përdorur librin e tyre të shtëpisë. Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time, njerëzit e mi, të vdekurit në shtëpinë time. Por nuk do të dëgjoni që unë të flas për familjet e tyre dhe të vdekurit e tyre se kjo nuk është evropiane, qytetare dhe njerëzore. Është njerzillëku që ndan PS nga partitë e tjera” , shtoi kryeministri.

Lini një Përgjigje