Pikat kryesore
- Dhe kapitali ka folur qartë për Shqipërinë”, u shpreh ministri.
- Gogu pranoi problematikat e sistemit gjyqësor, duke përmendur backlog-un, nevojën për më shumë eficiencë dhe standarde procedurale, por theksoi se “ka dallim mes një sistemi që ka probleme dhe një sistemi pa drejtim”.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Kuvend se raportet ndërkombëtare për klimën e investimeve dhe progresin europian evidentojnë problematika reale, por konfirmojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, me institucione më të qëndrueshme, ekonomi më të fortë dhe një reformë në drejtësi që “nuk kthehet pas”. Gjatë diskutimit në mocionin me debat për klimën e investimeve dhe progresraportin e Komisionit Europian, Gogu theksoi se Investimet e Huaja Direkte në vitin 2024 arritën nivel rekord prej 1.71 miliardë dollarësh, ndërsa stoku total i investimeve është rritur me mbi 80% krahasuar me vitin 2018. “Ekonomia nuk mat retorikën politike. Mat sjelljen e kapitalit. Dhe kapitali ka folur qartë për Shqipërinë”, u shpreh ministri. Sipas tij, investitorët kërkojnë mbi të gjitha stabilitet institucional, siguri juridike dhe parashikueshmëri, ndërsa reforma në drejtësi duhet parë tashmë jo vetëm si reformë politike apo kusht integrimi, por edhe si reformë ekonomike. Gogu pranoi problematikat e sistemit gjyqësor, duke përmendur backlog-un, nevojën për më shumë eficiencë dhe standarde procedurale, por theksoi se “ka dallim mes një sistemi që ka probleme dhe një sistemi pa drejtim”.