Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe…

Reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama: U shfaqën me gjuhë të papranueshme dhe…

Pikat kryesore

  • Këtij reagimi i është përgjigjur ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama.
  • Sipas Ramës, një kërkesë e tillë është unike në historinë e Europës, ndërsa shtoi se qëndrimi i shoqatës bie ndesh me realitetin ekonomik dhe parimet e drejtësisë sociale.
  • Këtë shqetësim e kam ngritur si palë, për të mbrojtur interesin e vet, në këtër rast, në gjykatë, pra në emër të pushtetit ekzekutiv.

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre, janë konsideruar si një “fushatë spekulimesh” nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve një ditë më parë. Në një deklaratë publike, Shoqata e gjyqtarëve flet për një “tymnajë populiste që është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare”. Reagimi i Shoqatës përmban tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, deklaratat e të cilit, të reflektuara dhe në media, etiketohen si “përbaltje kryeministrore, publike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”. Këtij reagimi i është përgjigjur ditën e sotme kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas Ramës, një kërkesë e tillë është unike në historinë e Europës, ndërsa shtoi se qëndrimi i shoqatës bie ndesh me realitetin ekonomik dhe parimet e drejtësisë sociale. Rama: Jam këtu sepse jam në komunikim të drejtpërdrejtë, sepse jam absolutisht i surprizuar, nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me shqetësimn e ngritur nga unë publikisht, për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustfikueshme, e papranueshme, e pagëlltitshme për t’iu imponuar parlamentit dhe qeverisë, përmes pushtetit gjyqësor, për t’i rritur pagat vetes dhe gjyqtarëve, me gjyq. Këtë shqetësim e kam ngritur si palë, për të mbrojtur interesin e vet, në këtër rast, në gjykatë, pra në emër të pushtetit ekzekutiv. Është hera e dytë që ndodh, që ka një habi, shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur po flas për çka përfaqësoj në emër të shqiptarëve, për një interes që jemi në gjyq. Jemi palë dhe shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor.

Lini një Përgjigje