Pikat kryesore
- Një pacienteje 16-vjeçare i është hequr me sukses një cistë gjigante në shpretkë në spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
- Ndërhyrja është kryer nga ekipi kirurgjikal i këtij spitali nën udhëheqjen e mjekut Rifat Dreshaj.
- Detaje të hollësishme rreth këtij rasti të rrallë ka dhënë edhe Dreshaj.
Një pacienteje 16-vjeçare i është hequr me sukses një cistë gjigante në shpretkë në spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Ndërhyrja është kryer nga ekipi kirurgjikal i këtij spitali nën udhëheqjen e mjekut Rifat Dreshaj. Detaje të hollësishme rreth këtij rasti të rrallë ka dhënë edhe Dreshaj. “Një vajzë e lindur në vitin 2009 është paraqitur për herë të parë në spital për shkak të dhimbjeve të barkut dhe një prominimi nën harkun brinjor të majtë. Gjatë ekzaminimit, u realizua ekografia e abdomenit, ku u vërejt një formacion cistik tumoral me përmbajtje jo homogjene në brendësi”. “Për konfirmim të mëtejmë, u krye tomografia kompjuterike (CT) e abdomenit, e cila tregoi të njëjtin formacion me përmasa rreth 20×20 cm, të lokalizuar në shpretkë (lien). “Operacioni u krye nën anestezion të përgjithshëm. Gjatë ndërhyrjes u arrit të izolohej dhe të lirohej masa cistike, së bashku me shpretkën, e cila u hoq në tërësi, pa perforacion dhe pa dëmtim të organeve përreth si lukthi, pankreasi, koloni, veshka e majtë, apo ngjitjet me hemidiafragmën e majtë. Pacientja e përballoi mirë operacionin dhe anestezionin. Në fazën post-operative u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv, me ecuri të mirë klinike. Materiali i hequr u dërgua për ekzaminim histopatologjik (HP) për verifikim të mëtejmë të natyrës së lezionit”, tha ai./KlanKosova/ Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/24/2025 13:31 Rast i rrallë kirurgjikal, 16-vjeçares në Pejë i hiqet cista gjigante në shpretkë 10/24/2025 13:21 Brukseli: Pa qeveri funksionale, Kosova nuk mund të ecë drejt BE-së 10/24/2025 13:19 Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 31-vjeçari që vodhi 200 mijë litra naftë