Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka reaguar ashpër ndaj Ramiz Lladrovcit, duke e akuzuar se në periudhat më të vështira për PDK-në në Deçan ai ka zgjedhur të jetë pjesë e AAK-së, partisë që sipas saj ushtronte presione të vazhdueshme ndaj strukturave të PDK-së në këtë komunë. Në reagimin e saj publik, Hadergjonaj e nis duke theksuar legjitimitetin e gjatë politik brenda PDK-së: “Po, Ramiz, unë jam anëtarja e Kryesisë së PDK-së për 23 vite me radhë, sepse në çdo kuvend të partisë kam dalë një nga gratë më të votuara me votë të fshehtë të delegatëve të partisë nga e gjithë Kosova. Jam një nga anëtarët më të devotshëm që kam punuar dinjitetshëm në PDK që nga viti 1999, kur është themeluar partia.” Por kritikat më të drejtpërdrejta i drejton pikërisht Ramiz Lladrovcit, të cilin e pyet publikisht se ku ishte në ato vite të presioneve të vazhdueshme që Dega e PDK-së në Deçan kishte nga AAK. Duke folur për arritjet e degës së PDK-së në Deçan, Hadergjonaj shtoi se falë këtij kontributi partia arriti të kalojë kufijtë lokalë dhe të shndërrohet në një forcë shtetformuese: “Unë ndihem mirë që bashkë me anëtarët tjerë të degës së PDK në Deçan, i kemi mundësuar PDK-së me pas shtrirje në krejt Kosovën e mos me qenë parti regjionale dhe kemi kontribuar që projektet zhvillimore për Komunën e Deçanit të trajtohen me prioritet kur kemi qeverisur me vendin për interes të qytetarëve të Deçanit. Punoj pa u lodhur edhe sot që PDK në këto zgjedhje lokale të kthejë traditen e fitoreve nëpër komuna sepse siç thoshte kryetari ynë i nderuar Kadri Veseli „Kur ndalet PDK ndalet Kosova“. Na priftë e mbara #PDK191!”, shkroi ajo. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,
Ramiz Lladrovcin shpall Hadergjonaj godet : Ku ishte ti Ramiz kur PDK përballej me…