U denoncua i rrëmbyer, policia e Sarandës jep njoftim zyrtar: 19-vjeçari është mirë, pati mosmarrëveshje me një person Pas një njoftimi mbi dyshimet për rrëmbimin e një shtetasi në qytetin e Sarandës, policia ka reaguar me një informacion zyrtar . 19-vjeçari Francesko Mani i raportuar si i rrëmbyer është gjetur dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka deklaruar se ngjarja lidhet me një mosmarrëveshje personale me një tjetër shtetas. Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të. loading…
Francesko Mani shpall U denoncua i rrëmbyer, policia e Sarandës jep njoftim zyrtar:…