Ramazan Dushi, një qytetar nga Kosova, ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Kragujevcit, Serbi, si pasojë e plagëve të marra nga një aksident që ndodhi javën e kaluar. Vëllai i tij konfirmoi lajmin e trishtuar dhe njoftoi se do të komunikojnë për datën dhe orën e varrimit në një moment të mëvonshëm. “Me pikëllim të thellë ju informoj se vëllai ynë Ramazan Dushi, pas aksidentit të ndodhur afër Kragujevcit, nuk ka arritur të mbijetojë dhe sot, më 7 Shtator 2025, ka ndërruar jetë në spital,” tha ai. Ramazani kishte jetuar dhe punuar në Munih të Gjermanisë.
Ramazan Dushi vdes pas aksidentit në Kragujevc të Serbisë