Pikat kryesore
- Sipas kryeministrit, në Banjat e Bënjës nuk ka konflikte pronësie, shitblerje apo shkatërrim të zonës, por vetëm një projekt publik rigjenerimi dhe Rilindjeje Urbane.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas polemikave të krijuara në rrjetet sociale lidhur me projektin në Banjat Termale të Bënjës, duke i cilësuar pretendimet për shkatërrimin e zonës si “propagandë dhe manipulim”. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se prej 24 orësh po qarkullon një tjetër “raketë digjitale”, e cila sipas tij është përhapur masivisht në rrjetet sociale përmes algoritmeve, me pretendime për “shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës”. Më tej, Rama pretendon se pas kësaj fushate qëndrojnë të njëjtët aktorë që, sipas tij, kanë përhapur më parë edhe alarme të tjera të rreme, ndërsa shton se synimi është krijimi i trazirave dhe manipulimi i qytetarëve që kanë shqetësime të sinqerta. Sipas kryeministrit, në Banjat e Bënjës nuk ka konflikte pronësie, shitblerje apo shkatërrim të zonës, por vetëm një projekt publik rigjenerimi dhe Rilindjeje Urbane. Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit