Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Policisë së Shtetit i janë shtuar dhjetëra motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren për të rritur efektivitetin e patrullimeve dhe sigurinë rrugore.
- Gjithashtu bëhet e ditur se, ky është një investim domethënës që fuqizon operacionet policore, veçanërisht në patrullimet e shpejta urbane dhe ndërhyrjet e menjëhershme.
- “ Policisë së Shtetit i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja, të financuara jo me paratë e taksapaguesve, por me pasuritë e konfiskuara .
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Policisë së Shtetit i janë shtuar dhjetëra motoçikleta të reja, të cilat do të përdoren për të rritur efektivitetin e patrullimeve dhe sigurinë rrugore. Sipas kryeministrit Rama, financimi i këtyre mjeteve nuk vjen nga buxheti i shtetit apo paratë e taksapaguesve, por nga pasuritë e konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, ndërsa shton se ky model investimi synon të kthejë asetet e paligjshme në shërbim të sigurisë publike. Gjithashtu bëhet e ditur se, ky është një investim domethënës që fuqizon operacionet policore, veçanërisht në patrullimet e shpejta urbane dhe ndërhyrjet e menjëhershme. “ Policisë së Shtetit i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja, të financuara jo me paratë e taksapaguesve, por me pasuritë e konfiskuara . Ky është një investim domethënës që i jep një kuptim më konkret edhe vetë sigurisë publike, teksa ne do të vijojmë të mbështesim njerëzit që mbajnë mbi supe sigurinë e vendit . Pavarësisht sulmeve, përbaltjes dhe akuzave, Policia e Shtetit nuk përgjigjet me emocion, por me ligj e profesionalizëm”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.