Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Pikat kryesore

  • Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët.
  • Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës.
  • Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë ”, tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë në seancat parlamentare deri në momentin kur të zhbllokohet procedura për shqyrtimin e amendamenteve të depozituara nga deputetët demokratë. Në një prononcim për gazetarët, Berisha sqaroi se vendimi nuk përfshin komisionet parlamentare dhe lidhet me, sipas tij, refuzimin e mazhorancës për të futur në rend dite ndryshimet ligjore të kërkuara nga përfaqësuesit e protestës. “ Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës. Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi. Të vendosë kryesia, t’i paraqesim, t’i diskutojmë. Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë ”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje