Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në programin Rilindja Urbane 2.0 sot në 10 korrik tha se sot pritshmëritë e qytetarëve janë rritur ndjeshëm.
- Rama theksoi se PS gjatë qeverisjes ka mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura.
- Sot Durrësi, edhe për shkak të rindërtimit, sot po ashtu Kamza, janë qytete, që tërësinë e shkollave e kanë të standardeve të një qyteti europian.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në programin Rilindja Urbane 2.0 sot në 10 korrik tha se sot pritshmëritë e qytetarëve janë rritur ndjeshëm. Rama theksoi se PS gjatë qeverisjes ka mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura. “Ne kemi mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura. Ne ndërtojmë shkolla. Sot Durrësi, edhe për shkak të rindërtimit, sot po ashtu Kamza, janë qytete, që tërësinë e shkollave e kanë të standardeve të një qyteti europian. Njerëzit nuk impresionohen më as nga ndërtimi i shkollave. Nuk shikojnë që kemi shtruar rrugët anembanë vendit, por shikojnë nja 5 kilometra që e kemi lënë pa shtruar. Dikur fitoheshin zgjedhjet me çakull”, tha Rama. Më tej, deklaroi se dikur fizkultura konsiderohej një lëndë pa peshë, por sot ka marrë një tjetër dimension. Kreu i qeverisë vlerësoi se edhe shëndetësia ka pësuar një transformim pozitiv. “Fizkultura dikur konsiderohej një lëndë e kotë. Sot nuk është më një lëndë që thjesht futet në orar, por kemi ekipe sportive, kemi njerëz që merren me këtë punë. Dikur nuk kishte aspirina. Vinin tek Spitali Nënë Tereza me çdo gjë me vete, me batanije. Futeshe në Spitalin Nënë Tereza dhe nuk kuptoje a ishe në spital apo në stacion treni a tek gabbi. Mjekët nuk kishin as përparëse. Sot lulishten e kërkojnë kudo që jetojnë. Shoqëria është bërë më kërkuese”, u shpreh Rama.