Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian.
- Nga Durrësi, në 35-vjetorin e PS në këtë qytet, Rama u shpreh se nga nesër, fillon mbyllja e grupkapitujve, me konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.
- “Qëllon edhe që dot të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Nga Durrësi, në 35-vjetorin e PS në këtë qytet, Rama u shpreh se nga nesër, fillon mbyllja e grupkapitujve, me konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel. “Qëllon edhe që dot të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE. Shqipëria, pasi hapi të gjitha kapitujt në kohë rekord, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave. Konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027. Është një majë që tani e prekim me sy dhe rrugën e kemi të piketuar. Edhe kohën për ta zhvilluar atë rrugë e kemi të planifikuar. Jemi sot, më afër se asnjëherë BE”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “PS mbështeti misionin e UÇK-së”/ Rama-opozitës: Furnizuan me naftë makinerinë e spastrimit etnik të Millosheviçit “Në krye të opozitës një mbetje e komunizmit”/ Rama: Në ADN-në e PS është mbrojtja e interesit kombëtar 35-vjetori i PS në Durrës/ Rama: Shqipëria sot më afër BE, falë forcës dhe përkushtimit të PS