Pikat kryesore
- Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë këtë të premte, 16 janar Grupin Parlamentar të PS-së.
- Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
- Mbledhja është pjesë e procesit të bilancit të punës së kryer dhe përgatitjes së planit të punës për 12 muajt e ardhshëm, në prag të hapjes së sezonit parlamentar 2026, i cili nis më 19 janar.
Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë këtë të premte, 16 janar Grupin Parlamentar të PS-së. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, duke nisur nga ora 10:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00. Mbledhja është pjesë e procesit të bilancit të punës së kryer dhe përgatitjes së planit të punës për 12 muajt e ardhshëm, në prag të hapjes së sezonit parlamentar 2026, i cili nis më 19 janar. Një ditë më pas, më 17 janar, kryeministri Rama do të mbledhë në Golem edhe kryetarët e bashkive, në vijim të analizës së punës dhe koordinimit të prioriteteve për vitin në vazhdim. Një ditë më pas, më 17 janar, kryeministri Rama do të mbledhë në Golem edhe kryetarët e bashkive, në vijim të analizës së punës dhe koordinimit të prioriteteve për vitin në vazhdim. Axhenda e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS: Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH, Edi Rama Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla Raporti i veprimtarisë së komisioneve parlamentare (Çdo raport – 10 minuta; diskutime deri në 2 minuta për çdo folës) Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku Gjithashtu, do të prezantohet raporti i Sekretarit të Grupit Parlamentar mbi pjesëmarrjen e deputetëve në seancat plenare, komisionet parlamentare dhe mbledhjet e grupit. Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të PSSH, Edi Rama Kjo mbledhje konsiderohet një moment kyç për rreshtimin e prioriteteve politike dhe legjislative të Partisë Socialiste, përpara nisjes së punimeve parlamentare për vitin 2026.