Pikat kryesore
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Welle, ka thënë se Kosova duhet ta harrojë krejtësisht Serbinë, dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut në mënyrë të njëanshme.
- “Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës se ja kush jemi ne.
- I përmbushëm, i firmosëm, dhe merrjani firmën Serbisë”, ka thënë Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Deutche Welle, ka thënë se Kosova duhet ta harrojë krejtësisht Serbinë, dhe t’i përmbushë obligimet e dialogut në mënyrë të njëanshme. Rama ka thënë se Kosova duhet të veprojë në këtë mënyrë, që t’ia lë “topin në derë Serbisë” Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë e Kosova duhet t’i kryej obligimet e saj dhe pastaj t’i thotë Evropës e shteteve që s’e njohin se kush është Kosova dhe të kërkojë pastaj që t’i merret edhe nënshkrimi i Serbisë për marrëveshjet. “Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë të njëanshme të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës se ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, dhe merrjani firmën Serbisë”, ka thënë Rama. “Por duhet shkëputet totalisht nga Serbia dhe s’duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, ka shtuar ai. Ndërkohë i pyetur për raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kanë raport të mirë personal, derisa thotë se kanë dallime në këndvështrime, të cilat i ndajnë ballë për ballë por edhe në qëndrime publike. Përjetoni Pushimet Ideale, me Paketën All Inclusive në Flower Hotels & Resorts! Pushimet e ëndrrave tuaja ju presin këtë UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head UNI-Universum International College mirëpriti sot për vizitë zyrtare z. Chris (Christopher) Johnson, Senior Director and Head 10/25/2025 18:10 Rubio premton kthimin e të gjithë trupave të pengjeve në Izrael 10/25/2025 18:01 Krenar Xhaferi: Qeveria Kurti 3 nuk do ta ketë fatin nesër të votohet 10/25/2025 17:47 Rama: Me Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime