Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për…

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për…

Pikat kryesore

  • Ndërsa po përfundonte fjalën e tij, kryeministri Rama falënderoi investitorët gjermanë duke dhënë edhe lajmin se shumë shpejt, hapet edhe pika e parë e rrjetit të supermarketeve LIDL.
  • “Njerëzit e LIDL që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë dhe ashtu siç më thotë dikush, kur vijnë gjermanët, vërtet je në një nivel tjetër”, tha Rama.

Në takimin me investitorët ndërkombëtarë, kryeministri Rama bëri edhe një batutë me ta duke i ftuar të provojnë rakinë që Shqipëria t’ju duket më e mirë dhe të harrojnë problemet e saj si korrupsioni apo krimi i organizuar. “Sot në stendën ‘Takohu me qeverinë’ do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti më i madh dhe më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Rama. Ndërsa po përfundonte fjalën e tij, kryeministri Rama falënderoi investitorët gjermanë duke dhënë edhe lajmin se shumë shpejt, hapet edhe pika e parë e rrjetit të supermarketeve LIDL. “Njerëzit e LIDL që janë këtu, po punojnë me ne dhe shpejt do të çelin mjedisin e tyre të parë, objektin e tyre të parë dhe ashtu siç më thotë dikush, kur vijnë gjermanët, vërtet je në një nivel tjetër”, tha Rama.

Lini një Përgjigje