Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim, ku ironizon protestën e sotme në Tiranë.
- Me anë të referentit të këngës “Tirona” të kënduar nga ai në vitin 2003 kur kryeministri Edi Rama në atë kohë kandidonte për mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
- Në postimin e tij Rama e shoqëron dhe me dy foto, në njërën janë protestuesit, e në krahun tjetër qytetarët e mbledhur në “Fun Zone” duke ndjekur ndeshjet e finaleve të Kupës së Botës.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim, ku ironizon protestën e sotme në Tiranë. Me anë të referentit të këngës “Tirona” të kënduar nga ai në vitin 2003 kur kryeministri Edi Rama në atë kohë kandidonte për mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në postimin e tij Rama e shoqëron dhe me dy foto, në njërën janë protestuesit, e në krahun tjetër qytetarët e mbledhur në “Fun Zone” duke ndjekur ndeshjet e finaleve të Kupës së Botës. Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit, e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit