Quni: Vizitat në SHBA nuk mjaftojnë për rikthimin e dialogut strategjik, duhen…

Quni: Vizitat në SHBA nuk mjaftojnë për rikthimin e dialogut strategjik, duhen…

Pikat kryesore

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka komentuar vizitat e fundit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ato përbëjnë një mundësi të mirë për të rikonfirmuar angazhimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta me SHBA-në. Sipas tij, një vizitë e vetme nuk është e mjaftueshme për të rikthyer plotësisht dialogun strategjik me Uashingtonin, por mund të shërbejë si katalizator për rindërtimin e besimit të ndërsjellë. “Vizitat shërbejnë si një mundësi direkte për të rikonfirmuar angazhimin e Kosovës ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta me SHBA-në. Vizitat me çasje racionale mund të ndihmojnë në shkrirjen e akullit për mosmarrëveshjet kohët e fundit. Një vizitë më vete rrallë e “rikthen” dialogun strategjik plotësisht. Ajo shërben si një katalizator dhe një hap i parë në rindërtimin e besimit”, tha Quni. Ai shtoi se është thelbësore që pas këtyre vizitave të ketë veprime konkrete në terren, veçanërisht në drejtim të stabilitetit rajonal dhe zbatimit të marrëveshjeve. Quni theksoi se suksesi i këtyre përpjekjeve do të matet nga angazhimi i qëndrueshëm i institucioneve të Kosovës për të forcuar partneritetin me SHBA-në. “Veprimet në terren pas vizitave janë ato që vërtet përcaktojnë rikthimin. SHBA-ja do të kërkojë veprime konkrete dhe të vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës, sidomos në lidhje me stabilitetin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve. Vizitat kanë një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në tentativën për të normalizuar dhe intensifikuar marrëdhëniet, por suksesi i tyre matet nga angazhimi pasues i të dy palëve”, tha Quni për GazetaBlic. VERA vazhdon edhe në SHTATOR dhe TETOR me fluturime DIREKTE për ANTALYA! VERA 2025 është VERA FIBULA! Asteria Collection CIMA GRAND COMPLEX është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë cilësi, siguri dhe rehati. Me arkitekturë moderne 10/01/2025 19:20 Uran Ismaili takon studentët: Pjesë e ndryshimit për Prishtinën funksionale nga 12 tetori 10/01/2025 19:19 Kastrati: Gjendja e pensionistëve në Kosovë nuk është e mirë 10/01/2025 19:10 Fatmir Humolli: Pezullimi nuk është bërë pa arsye, jostabiliteti në Kosovë është kundër interesit strategjik amerikan

Lini një Përgjigje